Gjermani, ngrihen 286,000 ndërtesa – Niveli më i lartë në 16 vite. Nuk përmbush kërkesën
Ndërtuesit gjermanë kanë përfunduar thuajse 286,000 ndërtesa vitin e kaluar, që është numri më i madh që prej vitit 2002. Megjithatë, sektori i ndërtimit dështoi të arrijë projeksionet dhe mund të mos kompensojë mungesën e shtëpive të përballueshme. Kërkesa për prona në ekonominë më të madhe të Europës është rritur, për shkak të shtimit të popullsisë, rritjes së sigurisë në punë dhe kostove të ulëta të huamarrjes.
Ndërkohë që kërkesa e tejkalon ofertën në shumë zona urbane, çmimet e pronave dhe qirave janë rritur ndjeshëm në Berlin, Hamburg, Mynih dhe Frankfurt. Zyra Federale e Statistikave bëri të ditur se ndërtuesit gjermanë kanë ngritur 250,100 ndërtesa të reja rezidenciale, kanë rinovuar 31,300 ekzistuese dhe kanë ndërtuar 4,500 njësi të reja për qëllime tregtare. Totali prej 285,900 ndërtesave përfaqësoi një rritje me 0.4% nga viti i kaluar dhe ishte shifra më e madhe që prej vitit 2002. Sektori i ndërtimit ishte një nga nxitësit e rimëkëmbjes ekonomike në tremujorin e parë.
Ekspertët e pronave thonë se Gjermanua duhet të ndërtojë të paktën 350,000 shtëpi çdo vit për të ulur mungesën e shtëpive me çmim të përballueshëm. Për të arritur objektivin e Qeverisë prej 375,000 ndërtesa në vit, duhet një rritje me 33%. Analistët thonë se Qeveria duhet të heqë barrierat për ndërtuesit dhe autoritetet lokale duhet të ofrojnë më shumë truall për ndërtim.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.