Gjermania jep 168 milionë euro – Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit
Gjermania do të financojë projekte publike në Shqipëri në vlerën e 168 milionë eurove. Qeveria shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan të enjten një protokoll bashkëpunimi, ku pala gjermane angazhohet që përmes GIZ-it dhe bankës KFW, të financojë projekte zhvillimi në sektorë të ndryshëm, sidomos në energji, menaxhimin e ujërave dhe në mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm.
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schütz, tha se kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së fortë për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. Marrëveshja e re e u nënshkrua në vitin jubilar të 30 vjetorit të nisjes së partneritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.