Gjermania kundër bojkotit, Gabriel: Opozita të kthehet në Kuvend
Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, kërkoi gjatë vizitës së tij në Tiranë çbllokimin e procesit të Vettingut dhe ndërprerjen e bojkotit të Kuvendit nga opozita.
Pas takimit me kryeministrin Rama, Gabriel tha se vazhdimi i reformës në drejtësi është kusht themelor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama përsërit angazhimin për vazhdimin e reformave dhe vullentin për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.
Me herët gjatë të hënës, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel dhe ai i Hollandës, Bert Koender, u takuan edhe me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Edhe në këto takime, mesazhi kryesor i qeverive partnere europiane ishte që opozita duhet të kthehet në Kuvend, për të mundësuar vazhdimin e reformave, por njëkohësisht për të adresuar edhe shqetësimin e saj për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.