Gjermania, ndihmë për aeroportet. Bie dakord për paketë financiare për të shpëtuar vendet e punës
Gjermania ka rënë dakord që t’i japë më shumë ndihma financiare aeroporteve, në përpjekje për të shpëtuar vende të punës dhe ruajtur infrastrukturën, pasi Covid-19 po vazhdon të godasë industrinë e aviacionit. Berlini do të diskutojë mundësitë financiare me shtetet për aeroportet në2 javët e fundit. Rënia e numrit të pasagjerëve nënkupton se 25-30% të 180,000 vendeve të punës në aeroportet e Gjermanisë janë nën rrezik, sipas Ministrit të Transportit, Andreas Scheuer.
Aeroporti i ri i Berlinit u hap të Shtunën e kaluar, ndërkohë që industria e aviacionit po has vështirësi për mbijetesë dhe nuk pritet të gjenerojë të ardhura për të paguar të gjithë borxhet. Industria Gjermanie ka kërkuar për kompensim deri në 1 miliardë euro, për të mbuluar kostot e mbajtjtes së aeroporteve të hapura, edhe nëse nuk ka trafik prej karantinës. Qeveria po vlerëson mundësitë e mbulimit të humbjes në të ardhura, për të parandaluar rritjen e madhe të tarifave për linjat ajrore.
Qeveria kërkon gjithashtu të zgjerojë itineraret e gjata, që janë përfituese për kompanitë, por janë pezulluar kryesisht prej Covid-19. Për ta bërë këtë, autoritetet po planifikojnë regjime të testimeve dhe karantinës me zyrtarët e shëndetësisë. Mbështetjet për sektorin e aviacionit ndryshon tek shtetet në Europë, me Gjermaninë dhe Francën që janë kontribuesit më të mëdhenj nëpërmjet ndihmave tek Lufthansa dhe Air France.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.