Gjermania në rrezik recesioni? – Bie prodhimi industrial
Prodhimi industrial gjerman ra papritur në dhjetor për të katërtin muaj radhazi, duke dërguar një sinjal se rritja në ekonominë më të madhe të Europës është duke u dobësuar.
Të dhënat nga Zyra e Statistikave Federale treguan se prodhimi industrial u ul me 0.4 për qind, duke rënë ndesh me një parashikim të Reuters për një rritje prej 0.7 për qind. Analistët thanë se rënia ka më shumë gjasa do bëjë që ekonomia të kontraktohet në tremujorin e katërt, gjë që do të përkthehej në një recesion pasi rritja e prodhimit vendas ra në tremujorin e tretë.
Rënia e dhjetorit u udhëhoq nga sektori i ndërtimit, ku aktiviteti u tkurr me më shumë se 4 për qind, të cilat nuk mund të kompensoheshin nga një rritje e vogël e fabrikave prodhuese. Ministria tha se sektori automjeteve, i cili ka qenë një zvarritje për ekonominë sepse standardet e reja të emetimeve të përkthyera në më pak regjistrime të reja të automjeteve u rikthyen në dhjetor, ndërsa prodhimi u rrit me më shumë se 7 për qind.
Shifrat për nëntorin sipas parashikimeve duhet të kishin një rënie prej 1.3 për qind ndërkohë që rënia e raportuar ishte 1.9 për qind. “Një PBB pozitive në tremujorin e katërt të vitit 2018 tani duket e shtrënguar” -tha Thomas Gitzel nga VP Bank Group. “Të dhënat pozitivë në industri do të kishin ulur mundësinë e një leximi negativ të PBB-së në tremujorin e katërt”.
Burimi: Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.