Gjermania njofton ndalimin e orëve inteligjente për fëmijë – “Pajisje përgjimi pa asnjë masë sigurie”
Autoritetet Gjermane kanë ndaluar shitjen e orëve inteligjente për fëmijë, duke i përshkruar ato si pajisje përgjimi.
Për arsye të ngjashme edhe kukulla “My Friend Cayla”, një kukull e lidhur me internetin u ndalua nga autoritetet përkatëse.
Për më tepër FNA nuk ka deklaruar vetëm ndalimin e këtyre pajisjeve por edhe ka inkurajuar prindërit që posedojnë këto pajisje ti shkatërrojnë ato.
“Është krejtësisht e papranueshme që produktet e tregtuara për fëmijët e vegjël të hyjnë në treg pa ndonjë masë parandaluese të marra në lidhje me të drejtat e konsumatorit, privatësinë dhe sigurinë bazë”, tha Finn Myrstad, kreu i politikës digjitale në NCC.
“Pajisjet të tilla zakonisht u dedikohen moshave të vogla. Shumica e tyre kanë një kartë SIM dhe opsione të kufizuara telefonie të cilat shfrytëzohen me anë të një aplikacioni.
Kjo do të thotë se hakerat mund ti hakonin duke përdorur edhe teknikat më bazike.
Por ende nuk dihet nëse ky vendim u mor si pasojë probleme të sigurisë që janë hasur apo thjesht si rezultat i shqetësimeve.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.