Gjermania përgatit “eurotaksën”- 0.2% për çdo transaksion financiar
Sipas Il Giornale, Berlini po përgatit skemën që takson transaksionet financiare. Nisur nga ky shkrim, dyshohet se Ministri gjerman i Thesarit, Olaf Scholz, ka hedhur propozimin te homologët e tij të vendeve anëtare të BE, duke kërkuar që të miratohet përfundimisht deri në vitin 2021.
“Skema e parashikuar nga Berlini përfshin një taksë prej 0.2% të vlerës së secilit transaksion. Gjithmonë, Scholz ka saktësuar që norma do të zbatohej ekskluzivisht për veprimet e kompanive që kanë një vlerë më të lartë se një miliardë euro” shkruan Il Giornale.
Sipas Scholz, nga taksa europiane për transaksionet financiare, Gjermania do të gjeneronte të ardhura prej rreth 1.5 miliardë euro në vit, të cilat do të përdoren për të financuar pensionet bazë.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.