Gjermania po përjeton ‘një pandemi të pavaksinuar’: Mbi 100 viktima në ditë!
Gjermania po përjeton “një pandemi të pavaksinuar”. Kështu deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
“Në një ditë ka përsëri mbi 100 vdekje. Shifrat janë shqetësuese”, u shpreh Presidenti i institutit gjerman Robert Koch, Lothar Wieler, në një konferencë për shtyp në Berlin. “Vala e katërt zhvillohet pikërisht ashtu siç e kemi imagjinuar, pikërisht sepse shumë nuk janë vaksinuar”, shtoi ai.
Në 24 orët e fundit ka pasur 194 vdekje prej Covid, një javë më parë ishin 114.
Gjermania dëshiron të përshpejtojë tërheqjen e vaksinave me dozën e tretë, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, duke marrë si model Izraelin, “i cili ka arriti të ulë kurbën e ngjitjes falë dozës së tretë”. Ilsole24ore
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.