Gjermania rikthen pikturat e vjedhura nga nazistët
‘Vase of Flowers’ nga mjeshtri holandez Jan van Huysum u kthye në Galerinë e Uffizi në Firence të premten pasi piktura ishte vjedhur mbi 75 vjet më parë nga ushtarët gjermanë.
Piktura fillimisht ishte varur në galeri në 1824 para se të merrej nga ushtarët nazistë, ndërsa ata u tërhoqën në veri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Puna mbeti e humbur për disa dekada deri në 1991, kur ajo u rishfaq pas ribashkimit të Gjermanisë.
Ministri italian i Punëve të Jashtme, Enzo Moavero Milanesi, përgëzoi përpjekjet e ekipit që iu desh ta kthente pikturën.
Një betejë ligjore u bë mes qeverisë gjermane dhe familjes pronare të pikturës. Autoritetet theksuan se piktura ishte vjedhur, domethënë ushtari që e mori atë nuk mund të shihej si pronar dhe nuk kishte të drejtë ta trashëgonte atë për këdo.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.