Gjermania rimerr arin – Bundesbank rikthen 657 ton nga FED dhe Banka e Francës
Gjermania ka rikthyer në Frankfurt pjesën më të madhe të rezervave në ar, që mbahej në New York dhe Paris, raporton Bundesbank, duke sjellë një mburojë të stabilitetit ekonomik që vendi e largoi gjatë Luftës së Ftohtë.
Bundesbank lajmëroi se ka kthyer të gjithë arin që mbante në Bankën e Francës (374 t) , duke përfunduar operacionin 4-vjeçar përpara vitit 2020 që ishte afati.
Banka Qendrore e Gjermanisë mbante një sasi prej 674 tonë ar te Rezerva Federale dhe Banka e Francës, dhe nisi në vitin 2013 planin për ta rikthyer në Frankfurt. Ndërkohë që pjesa tjetër e Eurozonës është përballur me kriza në dekadën e fundit, publiku në Gjermani nisi të shqetësohej nga mbajtja e arit jashtë vendit.
Më shumë se gjysma arit të Bundesbank, apo 1710 tonë, ruhet tashmë në kasafortat në Frankfurt. Sipas raportit, 1236 tonë do të qëndrojnë në New York dhe një pjesë më e vogël prej 432 tonë, do të mbahet në Bankën e Anglisë në Londër.
Duke u përpjekur për të qetësuar publikun dhe reduktuar spekulimet mbi ekzistencën e arit, Bundesbank publikoi listën e shufrave të arit në vitin 2015, duke premtuar rritje të transparencës.
Gjatë luftës së ftohtë, 98% e arit ruhej jashtë vendit. Gjermania është një nga zotëruesit më të mëdhenj në botë të arit, në 3378 tonë në total dhe në rast të emergjencave, mund të konvertohet në paund apo dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.