Gjermania surprizon sërish – Shitjet me pakicë rriten mbi pritshmëritë
Shitjet me pakicë në Gjermani u rritën mbi pritshmëritë gjatë muajit Qershor, duke rritur kështu gjasat se konsumi privat do të japë një kontribut thelbësor në rritjen e ekonomisë më të madhe të Europës gjatë këtij viti.
Indikatori në fjalë, që njihet për luhatshmëri të lartë e që është shpeshherë subjekt rishikimesh drastike, flet për një normë rritje prej 1.1% gjatë muajit në terma realë, tregon zyra federale e statistikave në vend.
Pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve flisnin për një normë rritje prej 0.2%. Gjatë Majit ndërkohë, shitjet me pakicë u rritën me 0.5%. Në terma vjetorë, shitjet rezultojnë në 1.5% rritje gjatë Qershorit. Prej kohësh, konsumi privat i ka zënë vendin eksporteve si lokomotiva e rritjes ekonomike të vendit.
Duke marrë shtysë nga tregu i fortë i punës dhe normat e ulëta të interesit.
Gjatë javës së kaluar, të dhënat që treguan se, morali i konsumatorëve gjermanë ka prekur nivelin më të lartë në 16 vite, ndërkohë që biznesi ka pritshmëritë më të larta për situatën ekonomike që prej ribashkimit të dy Gjermanive.
Të gjitha të dhënat sinjalizojnë se, ekonomia gjermane do të vazhdojë “marshimin” edhe gjatë muajve të mbetur të vitit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.