Gjiri i Gjipesë – Një nga vendet më të bukura për të kaluar pushimet
Shqipëria është një vend i bekuar për sa i përket bukurive natyrore. Ndër këto bukuri është edhe Gjiri i Gjipesë.
Ai është një nga gjiret më të virgjëra të Rivierës dhe dallohet për rërën e imët dhe të pastër. Arrihet përmës detit dhe rrugës së ndërtuar vonë përmes Shën Theodhorit.
Ndodhet ne mes te fshatrave Vuno dhe Ilias, ka gjatësi 4 km dhe lartësi maksimale 70m. Ky plazh është i njohur për guralecët e vegjël dhe ujin e pastër si kristali. Uji është i thellë sapo hyn në breg dhe lehtësisht mund të shihni brenda nën ujë.
Gjipeja është një nga ato destinacione të cilat ja vlen të vizitohen, ndodhet në fund të një kanioni me po të njëjtën emër dhe do të keni mundësinë të bëni ngjitje për disa kilometra.
Kanioni i Gjipesë është shumë i famshëm dhe vizitohet nga të huajt. Shpesh këtë kanion e kanë krahasuar me Grykën e Samarisë në ishullin e Kretës, e cila pret e përcjell me qindra vizitorë cdo ditë.
Nëse dëshironi pushime relaksi dhe të shijoni peisazhe të mrekullueshme, Gjipeja është destinacioni i duhur.
Hotelet luksoze dhe shtëpizat prej druri nuk do ti gjeni në këtë vend por mund të merrni më vete çadra e tenda e të kaloni pushime të paharrueshme në fund të fundit kjo është dhe e bukura e këtij vendi.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.