Gjobat për shkeljet rrugore – DPSHTRR: Ja si funksionon platforma online për Akt-Konstatimet
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se ka krijuar një platformë tërësish të re dhe online të quajtur: Komisioni Online.
Sipas njoftimit ju mund të aplikoni tashmë online për Komisionin e Akt-Konstatimeve të Task-Forca e Transportit Rrugor: www.taskforca.dpshtrr.al dhe pas dërgimit të aplikimit dhe respektimit të afateve për trajtimin e rastit në komision, qëndroni në pritje të vendimit të komisionit me përllogaritjen e detyrimit për shkeljen e konstatuar.
“Rasti juaj do të trajtohet 5 ditë nga Akt-Konstatimi duke respektuar të drejtën tuaj për ankimim. E gjithë procedura mund të ndiqet edhe online, duke shmangur paraqitjen fizikisht në Komision. Komisioni mblidhet çdo të Enjte, në orën 09:00 në adresën: Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Të Transportit Rrugor, Rruga dytësore, Kashar,” sqaron DPSHTRR.
Sipas informacionit të publikuar Komisioni del me vendimet e rasteve të trajtuara çdo të Premte të cilat mund ti kontrolloni online.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.