Gjonaj takime në Bruksel – Komisionerja Jourova: Reforma në Drejtësi, revolucionare
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është takuar në Bruksel me Vera Jourova, Komisionere për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore në Komisionin Europian. Komisionerja e ka cilësuar revolucionare dhe shumë të guximshme, Reformën në Drejtësi që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare.
Ministrja Gjonaj në përgjigje të interesimit të Komisioneres, foli gjerësisht për mënyrën se si institucionet e reja të drejtësisë do të jenë të pavarura nga ndikimi i politikës, kjo si rezultat i mekanizmave të ngritura, që garantojnë pavarësinë e organeve të reja.
Pjesë e vizitës dy ditore të Ministres Gjonaj do të jenë dhe takimet me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, z.Christian Danielsson, si dhe një bashkëbisedim me organizatat e shoqërisë civile në Bruksel, organizuar nga Qendra e Politikave Europiane.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.