Gjonaj takon Andrea Orlandon – Grupe pune Shqipëri-Itali për reformën në drejtësi dhe krimin
Bashkëpunimi i ngushtë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe të prioriteteve në këtë fushë ka qenë kryefjala e takimit të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj me homologun Italian Andrea Orlando.
Gjatë një vizitë në Itali me ftesë të Ministrit Orlando, Gjonaj vlerësoi nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për ta forcuar bashkëpunimin në funksion të partneritetit strategjik midis tyre.
Dy ministrat ranë dakord për hartimin e një Memorandumi Bashkëpunimi, si dhe krijimin e dy grupe pune për të studiuar hapat që do hidhen në zbatimin e reformës në drejtësi.
Bashkëpunimi në masat që do të ndërmerren në luftën kundër krimit të organizuar është një tjetër aspekt i angazhimit mes dy vendeve dhe dy ministrive.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.