Gjuetia dhe ndikimet në ekonomi, Flaga: Një gjuetar sjell deri në 3 mijë euro të ardhura në vit
Gjuetia përveçse një sport është një sektor i cili ka prurje të konsiderueshme financiare.
Sipas Bledar Flagës një prej përfaqësuesve të shoqatave të gjuetarëve dhe grupimit “gjuetia pasion i lindur” vetëm një gjuetar mund të sjell rreth 3 mijë euro në vit nga ky aktivitet. Flaga nënvizon se ky sektor gjeneron edhe punësim.
Flaga nënvizon rëndësinë e disiplinimit në këtë sektor e cila sipas tij ka ndikuar në shtimin e gjuetisë së paligjshme duke sjellë edhe pasoja në eliminimin e disa specieve.
Ndërsa lidhur me moratoriumin e gjuetisë për Flagën nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Aktualisht në vendin tone sipas federatës kombëtare të gjuetarëve, janë rreth 150 mijë armë zjarri të shpërndara në vend dhe vetëm 20 mijë persona të regjistruar për ushtrimin e gjuetisë.
Vetëm një ditë më parë kreu i kësaj Federate theksoi rëndësinë e projektligjit për gjuetinë në mënyrë që të mirëmenaxhohet ky sektor i cili sipas mund ti sjell shtetit deri në 12 milion euro që në tre vitet e para pas miratimit
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.