Gjykata e Apelit e SHBA bllokon detyrimin e vaksinës në kompani
Gjykata federale e apelit në New Orleans ka refuzuar sërish vendimin e qeverisë federale që kërkon që kompanitë e mëdha të kërkojnë që punonjësit e tyre të bëjnë vaksina kundër Covid ose teste javore.
Masa pritet të hyjë në fuqi në janar. Sipas tre gjyqtarëve të gjykatës, raportojnë mediat amerikane, masa “tejkalon shumë” autoritetin e agjencisë për sigurinë në punë e cila e publikoi, ‘Administrata për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë’.
Një grup paditësish kundërshtuan vendimin e administratës Biden, kundër të cilëve Departamenti i Drejtësisë apeloi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.