Gjykata Europiane e Auditorëve – “4 miliardë euro të fondeve të Bashkimit Europian kanë shkuar dëm vitin e kaluar”
Më shumë se 4 miliardë euro të fondeve të Bashkimit Evropian kanë shkuar dëm vitin e kaluar, vlerësuan auditorët e BE në një raport, i cili nxori në pah kontrolle të dobëta në shtetet pranuese se si investohen fondet e bllokut.
Vlerësimi vjetor ka të ngjarë të tërheqë debat në lidhje me buxhetin e ardhshëm shtatë-vjeçar të bllokut, i cili Gjermania, kontribuuesi më i madh dëshiron të adresojë shpenzimet e reja për migracionin, sigurimet shoqërore dhe krijimin e vendeve të punës.
Gjykata Europiane e Auditorëve, e cila është përgjegjëse për vlerësimin e buxhetit vjetor të BE-së prej 155 miliardë eurosh, vlerësoi se një mesatare prej 2.6% të shpenzimeve të BE-së të vitit të kaluar ishin të parregullta, nga 2.4% e një viti më parë.
Auditorët e BE gjetën më shumë se 70% të parregullsive të shfaqura vitin e kaluar në shpenzimet për rajone të varfra të bllokut, thuhet në raport.
Vetëm për një pjesë të vogël të pagesave gjykata ngriti shqetësime tek autoritetet hetimore, të cilat dyshoheshin për mashtrim financiar. Në disa raste janë zbuluan gabime në projekte që ishin aprovuar nga autoritetet kombëtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.