Gjykata zhbllokon “TAP” – Refuzon apelin, punimet mund të fillojnë
Gjykata administrative e Lazios refuzoi përfundimisht kërkesën e rajonit të Puglias për të pezulluar punimet e gazjellësit Trans-Adriatik.
Zhvendosja e rreth 211 rrënjëve ullinj kishte bllokuar tërësisht projektin, që është vetëm 8 kilometra i gjatë në vendin fqinj.
Më 6 prill të këtij viti, gjykata e Lazios pranoi apelin e rajonit të Puglias për të pezulluar punimet, pavarësisht se rreth një muaj më parë kishte pasur një vendim të këshillit të shtetit për t`i hapur dritën jeshile punimeve.
Gjatë muajit ndërkohë, mbi projektin ka folur edhe ministri i industrisë, Carlo Calenda, i cili nënvizoi se, zhvendosja e TAP, dhe ndryshimi i projektit përjashtohet tërësisht si mundësi.
Protestat e dhunshme, duket se nuk e ndalën dot fatin e gazjellësit që do të kalojë përmes Shqipërisë.
Qeveria italaine por edhe Bashkimi Europian e kanë vendosur gazsjellësin ndër prioritetet kyç, pasi do të ulë ndjeshëm varësinë e Europës ndaj gazit rus.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.