Godet “forca e ligjit” – Nën sekuestro, lokal, 3 automjete dhe rreth 1.5 mijë euro
Finalizohet në Shkodër goditja e dytë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Strukturat e drejtorisë vendore të këtij qyteti pas tre muaj hetimesh me aplikimin e metodave special të hetimit , ka vënë në pranga 7 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për mbajtje dhe shitje lëndësh narkotike, si dhe ka sekuestruar lokalin ku zhvillohej aktiviteti kriminal.
Në cilësinë e provave materiale , policia e shtetit ka sekuestruar 3 automjete, 489 mijë lekë, 635 dollarë dhe 280 euro si edhe 10 aparate celularë . Materialet procedurale pritet ti kalojnë Prokurorisë pranë gjykatës së parë Shkodër .
Policia e shtetit bën me dije se në bashkëpunim me prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plot të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e asketeve të tyre financiare .
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.