Goditja e 2018 – Ekonomia e Eurozonës e “nxirë”
Ekonomia e eurozonës është në rënie, por jo për shkak të një viti me probleme si: moti, luftërat tregtare, mosmarrëveshjet buxhetore dhe problemet e makinave.
Bollëku i vitit 2017, kur blloku pati një “euroboom” të shkurtër – i ka hapur rrugë ngadalësimit ekonomik dhe një ‘breshërie’ lajmesh të këqija, sidomos me ekonominë e supozuar të fuqisë gjermane të kontraktuar gjatë verës dhe Italinë e cila po ringjallë kujtimet e krizës rajonale të borxhit. Prodhuesit e makinave europiane po pyesin nëse ata do të vihen në shënjestër nga tarifat e importit të SHBA.
Sondazhet e blerjeve tregojnë përkeqësimin e vazhdueshëm. Italia është afër një rënieje të trefishtë dhe indeksi i saj i stokut të bursës ka rënë 12 për qind në gjashtë muaj. Stoxx Europe 600 ka rënë në 10 për qind. S & P 500 ka rënë në gjysmën e kësaj të fundit . Të gjithë ekonomistët pyesin se sa gjëra të këqija mund të marrin nga kjo që po ndodh. Për më tepër, përgjigjja është se shenjat tregojnë se niveli i ulët jo vetëm që do vazhdojë po edhe do të zgjerohet.
Kjo është ende e papërshtatshme për Bankën Qendrore Europiane, duke qenë se ajo po përgatitet të ndalë programin e blerjes së obligacioneve, një hap kyç drejt heqjes së stimulit të epokës së saj të krizës. Investitorët tashmë kanë rregulluar çmimet e tyre dhe tani nuk shohin rritje të normës së interesit gjatë gjithë vitit të ardhshëm. Bankat qendrore gjithashtu janë duke zhvendosur ingranazhin. Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, është kthyer pak më shumë në kohët e fundit, duke hedhur dyshime mbi ritmin e rritjes së normës amerikane vitin e ardhshëm. Banka e Anglisë është në pritje se çdo të ndodhë me Brexit.
BQE ka mbajtur një lloj optimizmi, duke thënë se rritja po merr një ritëm më të qëndrueshëm dhe duke cituar efektet pozitive siç janë rënia e papunësisë dhe rritja e pagave e cila po fillon të rritet.
Megjithatë, rritja në bllok ende është e vendosur të funksionojë mbi potencialin e saj afatgjatë. Bloomberg parashikon fitime më të mëdha të pagave në të ardhmen, sepse plogështia në ekonomi është “larguar tashmë, të paktën pjesa më e madhe”.
Një lehtësim dukshëm i tensioneve tregtare të SHBA-Kinës mund të sjellë më shumë efekte pozitive.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.