Goditje historike për Wall Street/ Java më e keqe që prej krizës së 2008. Dow Jones humbi 12%
Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara pësoi një goditje historike në Javën që kaloi, ndërkohë që koronavirusi u përhap jashtë Kinës dhe rriti shqetësimet për pandemi. Dow Jones dhe S&P 500 ranë me 12% dhe 11% në mënyrë respective për Javën, duke treguar performancën më të dobët Javore që prej krizës financiare. Indeksi Dow Jones që përbëhet nga 30 kompani, regjistroi rënien më të madhe ditore me pikë në historik ditën e Enjte.
Indeksi u zhyt gjithashtu në territor të korrigjimit, që përkufizohet si një rënie me 10% nga niveli rekord i lartë, së bashku me S&P 500 dhe Nasdaq. Përmbysja e Wall Street erdhi ndërkohë që investitorët u shqetësuan mbi ndikimin e koronavirusit tek ekonomia botërore. Numri it ë infektuarve në Korenë e Jugut dhe Itali u shumëfishua gjatë Javës.
Kjo bëri që shumë kompani të paralajmërojnë për aktivitetin e tyre. Dow Jones ra për dy ditë radhazi me mbi 1,000 pikë gjatë Javës që kaloi. Ditën e Enjte, humbja prej 1,192 pikë ishte më e madhja në histori për Dow Jones.
Indeksi e mbylli javën në rënie me 14% nga niveli më i lartë. S&P 500 publikoi rënie prej më shumë se 2% në 3 sesione të kësaj Jave dhe e mbylli në një humbje prej 13% nga niveli i lartë i 19 Shkurtit. Investitorët do të monitorojnë tregjet këtë Javë, në pritje për një rimëkëmbje.
Që prej Luftës së Dytë Botërore, S&P 500 ka hyrë 26 herë në korrigjim, përjashtuar këtë Javë. Gjatë këtyre periudhave, indeksi ka rënë me një mesatare prej 13.7% dhe i është dashur rreth 4 muaj për t’u rimëkëmbur.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.