Goldman “rrëzon” Maduron – Bën “pazar” obligacionesh, fiton po u ndërrua qeveria
Goldman Sachs, shkon tërësisht kundër rrymës, duke blerë obligacione që kanë një vlerë prej 3 miliardë dollarësh në kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë.
Duket se ka qenë pikërisht çmimi që ka detyruar gjigandin financiar amerikan të kryejë një operacion të këtij niveli.
Goldman Sachs i ka blerë obligacionet me një çmim të ulur me plot 70%, duke bërë që, nga 2.8 miliardë dollarë, të paguajë vetëm 865 milionë dollarë. Në rast se vendi do të mund të dalë nga kriza, atëherë do të gjeneronte një fitim rekord nga ky operacion.
Ky është një bast masiv, pasi Goldman Sachs do të korrë një fitim të jashtëzakonshëm në rast se, në Venezuelë do të ketë një ndryshim pushteti.
Operacioni është masiv, pasi Venezuela vlerësohet të ketë rezerva nafte në vlerën e 300 miliardë dollarëve. Pavarësisht faktit se sot, këto nuk vlejnë kaq shumë, për shkak të çmimeve të naftës, në të ardhmen mund të kapin vlera edhe më të mëdha.
Nuk është hera e parë që Goldman Sachs përfshihet në operacione të tilla spekulative. Madje është akuzuar gjerësisht se shkaktoi krizën e borxhit helen.
Mbetët për tu parë nëse do të ketë edhe këtë herë të drejtë, duke rrëzuar nga pushteti një njeri si Nicolas Maduro.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.