Google dërgon 100,000 punonjës në shtëpi – Politika e re ka të bëjë me epideminë COVID-19
Google inkurajoi të gjithë punonjësit e saj në Amerikën e Veriut që të punojnë nga shtëpia nëse mund të përmbushin përgjegjësitë e tyre.
“Qëllimi ynë është që të zvogëlojmë mbushjen e zyrave, të cilat, sipas ekspertëve, mund të ngadalësojnë përhapjen e COVID-19 dhe të zvogëlojnë barrën për burimet e komuniteteve lokale dhe kujdesin shëndetësor,” tha kompania.
Motori më i madh në botë i kërkimit dhe zhvilluesi i Android në sektorë dhe zyra të ndryshme në Amerikën e Veriut ka më shumë se 100,000 të punësuar.
Google gjithashtu ka ndaluar edhe futjen e vizitorëve në ambientet e selisë së tyre në disa qytete.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.