Google, faqe të posaçme për testin e Koronaviruit – Aplikimet ezaurohen që ditën e parë!
Uebfaqja e krijuar nga Google për të pranuar kerkesat e njerëzve për testin e koronavirusit të drejtuar nga Alfabet Inc. arriti kapacitetin e saj maksimal që ditën e parë të funksionimit duke mos pranuar më kërkesa për aplikime.
Verily, njësia e kujdesit shëndetësor të Alphabet, hapi faqen e internetit të Dielën në mbrëmje në partneritet me zyrtarë të qeverisë amerikane. Testet fillimisht ishin të hapura për banorët në dy qarqe në Kaliforninë Veriore. “Për fat të keq, ne nuk jemi në gjendje të caktojmë më shumë takime në këtë kohë,” shkruhet në një mesazh në faqen e internetit. Ata thanë se do të jetë në gjendje të zgjerojnë programin e testimit në “të ardhmen e afërt”.
Verily dhe Google u përpoqën të krijonin një plan gjatë fundjavës pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump premtoi një uebfaqe për prova mbarëkombëtare.
“Të gjitha aplikimet kërkojnë një konfirmim telefonik për të caktuar një takim. Nëse dikush do të plotësonte pyetësorin brenda natës, ai do të futet në një radhë për t’u thirrur të nesërmen nëse kualifikohen, “tha një zëdhënës i Verily të hënën. “Në këto ditët e para të këtij piloti, ne presim që disponueshmëria e takimeve të jetë e kufizuar teksa jemi në organizim e sipër dhe se kapaciteti i testimit do të rritet në ditët në vazhdim.”
Verily, dërguan përditësime përmes Twitter më vonë të hënën, duke paralajmëruar njerëzit të mos përdorin mjetin nëse janë të sëmurë rëndë. Kjo sugjeron se njësia e Alphabet ishte përmbytur me regjistrime.
“Ju lutem vini re, ky program ka për qëllim të zgjerojë qasjen në kontrollimin dhe testimin e rrezikut COVID-19”, thanë ata përmes një tweet. “Ky program nuk është i destinuar për njerëzit që përjetojnë simptomat të rënda që mund të kenë nevojë për më shumë kujdes akut mjekësor, pasi vendet tona të testimit celular nuk janë aktualisht të përgatitur për të siguruar kujdes.”
“Ne jemi në fazat e para të këtij projekti pilot dhe do të mësojmë më shumë që të mundemi të rafinojmë këtë kontroll mbi rrezikun dhe testet e COVID-19”, shkroi Verily. (Bloomberg)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.