Google gjobitet sërish – Detyrohet ti paguaj autoriteteve franceze 150 milion euro
Autoriteti Francez i konkurrencës ka gjobitur me 150 milion euro Google për sjellje anti-konkurruese dhe për reklama të paqarta në faqen Google Ads.
Gjobat vijnë pasi Franca dhe vendet e tjera europiane mbajnë nivele të larta kontrolli mbi ndërmarrjet kryesore të teknologjisë amerikane si Google, Facebook, Apple dhe Amazon, të cilat shpesh kritikohen për pagesa relativisht të ulëta të taksave.
Në shtator, Google pranoi të paguajë afër 1 miliard euro autoriteteve franceze për të zgjidhur një hetim mashtrimi fiskal që filloi katër vjet më parë.
Google, i cili është motori më i madh në botë i kërkimit të internetit, gjithashtu është përballur me një kontroll të rregullatorit në rritje për përmbajtjen që promovon në rezultatet e kërkimit dhe reklamat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.