Google Hangouts evolon: Ndahet në Hangouts Chat dhe Hangouts Meet
Në eventin e Google Cloud Next ’17 kompania ka bërë të ditur ndarjen e çatit në dy lloje: Hangouts Chat, që sfidon rivalin Slack të komunikimit të bizneseve, dhe Hangouts Meet, dedikuar për video konferencat.
Hangouts Chat thotë Google, është një aplikacion i lindur nga evolucioni i Hangouts dhe është menduar pikërisht për komunikimin mes bizneseve.
Hangouts Meets është një mjet i ri që në pak klikime të nisë një videokonferencë deri në 30 persona, që aktivizohet nga kalendari, email-i apo nga një dokument i shpërndarë.
Të dyja të rejat do të hyjnë në ”G Suite”, suita e produktivitetit të Google për bizneset.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.