Google ‘mbytet në gjoba’ – I detyrohet ti paguaj Italisë 102 milion euro
Autoritetet Italiane i kanë vendosur Google një gjobë prej 102.8 milion euro për akuzën e ligjit të konkurrencës për ‘abuzim të pozitës dominuese’.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut (AGCM) tha se gjoba ishte për shkak të Google që refuzoi të lejonte Enel X Italia të zhvillonte një version të aplikacionit të saj JuicePass të pajtueshëm me Android Auto.
Aplikacioni lejon përdoruesit të gjejnë dhe rezervojnë një vend në një stacion rimbushjeje për automjetet elektrike.
“Duke refuzuar ndërveprueshmërinë e Enel X Italia me Android Auto, Google ka kufizuar padrejtësisht mundësitë që përdoruesit përfundimtarë të përfitojnë nga aplikacioni Enel X Italia kur ngasin dhe rimbushin një automjet elektrik”, tha AGCM në një deklaratë.
“Google për pasojë ka favorizuar aplikacionin e vet Google Maps, i cili funksionon në Android Auto dhe mundëson shërbime funksionale për karikimin e automjeteve elektrike, aktualisht i kufizuar në gjetjen dhe marrjen e udhëzimeve për të arritur pikat e ngarkimit, por që në të ardhmen mund të përfshijë funksione të tjera të tilla si rezervimi dhe pagesa.
“Përjashtimi i aplikacionit Enel X Italia nga Android Auto ka zgjatur për më shumë se dy vjet, dhe nëse do të vazhdonte, mund të rrezikonte përgjithmonë shanset e Enel X Italia për të ndërtuar një bazë të fortë përdoruesish në një kohë të rritjes së konsiderueshme të shitjeve të automjeteve elektrike “, shtoi ai.
AGCM gjithashtu ka vendosur një urdhër pushimi dhe heqje dorë nga Google për ta detyruar atë të vërë në dispozicion të Enel X Italia dhe zhvilluesve të tjerë, mjete për programimin e aplikacioneve që janë të ndërveprueshme me Android Auto.
Një zëdhënës i Google i tha Euronews: “Ne nuk pajtohemi me vendimin e Autoritetit dhe ne do të rishikojmë opsionet tona.”
“Prioriteti numër një për Android Auto është të sigurojë që aplikacionet të përdoren në mënyrë të sigurt gjatë ngarjes. Kjo është arsyeja pse ne kemi udhëzime të rrepta për llojet e aplikacioneve të cilat aktualisht mbështeten dhe këto bazohen në testet e shpërqendrimit të drejtuesit dhe standardet rregullatore dhe të industrisë.
“Mijëra aplikacione janë tashmë të përputhshme me Android Auto dhe qëllimi ynë është të lejojmë edhe më shumë zhvillues të bëjnë të disponueshëm aplikacionet e tyre me kalimin e kohës. Për shembull, ne kemi prezantuar modele për aplikacione navigimi, karikimi dhe parkimi, të hapura për çdo zhvillues që të përdorë , “shtuan ata.
Google është gjobitur me një mori çështjesh gjyqësore në Evropë dhe SHBA në vitet e fundit për pretendimet e praktikave antikonkurruese.
Komisioni i BE ka lëshuar disa gjobë shumë miliarda euro kundër Google që nga viti 2017, duke akuzuar gjigantin amerikan për abuzim me dominimin e tij për të favorizuar shërbimet e saj.
Në Mars 2019, blloku gjobiti Google me 1.49 miliardë € për vendosjen e klauzolave kufizuese në kontratat për faqet e internetit të palëve të treta duke parandaluar rivalët e Google të vendosnin reklamat e tyre të kërkimit në këto faqe në internet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.