Google po përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar vonesat e fluturimeve
Google duke përdorur inteligjencën artificiale ka përditësuar aplikacionin e tij të udhëtimeve me disa karakteristika të reja,që i ndihmojnë udhëtarët të kenë më shumë informacion rreth udhëtimeve të tyre.
Opsioni i parë parashikon vonesat e fluturimeve, shtyrjen apo motin e keq ndërkohë që opsioni tjetër tregon se çfarë nënkuptojnë linjat e ndryshme ajrore kur thonë “basic economy”, duke shpjeguar se çfarë përfshihet dhe çfarë jo.
Parashikimi i vonesave të fluturimit është ndoshta më interesanti i këtyre dyve pasi ky opsion përfshin faktorë si vendndodhja, moti apo faktorë nga më të ndryshmit dhe të tregon përse avioni do të mbërrijë vonë.
Pasi algoritmet të jenë 80 për qind të sigurt se do të ketë një vonesë, informacioni do të shfaqet në rezultatet e kërkimit kur të kërkoni me anë të numrin tuaj të fluturimit, apo linjën ajrore.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.