Grante për gratë sipërmarrëse – Bashkia e Tiranës çel projektin. Ja afati fundit i aplikimit
Gratë të cilat kanë ide biznesi tashmë mund të bëhen pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës për fondin “Fuqizimi i grave dhe nxitja e sipërmarrjes”.
Sipas njoftimit nisur nga data 27 maj, Bashkia e Tiranës ka lançuar projektin që do t’u vijë në ndihmë grave sipërmarrëse, përmes financimeve nga burimet publike.
Të gjithë të interesuarat , brenda kryeqytetit, mund të aplikojë për grante, në mbështetje të krijimit të një biznesi, apo zgjerimit të një aktiviteti ekzistues, në mënyrë që ta bëjë atë sa më konkurrues në treg.
Përveç mbështetjes në formë granti, njoftimi tha se projekti i Bashkisë do të ofrojë gjithashtu trajnim për aftësitë në biznes, si dhe mbështetje për gra me orientime profesionale dhe kualifikime për të qenë të suksesshme në fushën e përzgjedhur.
Njoftimi tha se për t’u bërë pjesë e projektit, të interesuarat do të mund të aplikojnë me idenë e tyre për biznes, duke plotësuar Formularin e Aplikimit. Ndërsa në fazën e dytë, aplikantët e pranuar do të marrin pjesë në një trajnim për zhvillimin e planit të biznesit.
Ndërsa në fazën e tretë, fituesit do firmosin një kontratë 18-mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese.Bashkia e Tiranës sipas njoftimit i ka kushtuar vëmendje të veçante këtij projekti, kategoritë më sensitive, e konkretisht për gratë kryefamiljare, gratë nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës, ato me aftësi ndryshe, si dhe gratë nga komuniteti rom dhe egjiptian.
Për sa i përket aktiviteteve të pranishme për biznes, ato janë nga sektorë të ndryshëm, ku gratë sipërmarrëse mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre, si: bizneset rurale, turizmi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, industria tekstike, shërbimet, dhe artizanati.
Njoftimit bën me dije se të gratë që duan të bëhen pjesë e projektit duhet të dorëzojnë Formularin e plotësuar të Aplikimit pranë Sektorit të Pritjes me Qytetarin në Bashkinë e Tiranës, deri në datë 17 qershor së bashku me dokumentacionin e nevojshëm.
Procesi i përzgjedhjes së aplikantëve ka si qëllim të ofrojë transparencë dhe konkurrencë të barabartë, si dhe të mbështesë idetë dhe planet e biznesit më të mira, të veçanta dhe fitimprurëse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.