Greqi, protesta kundër vaksinimit / Kundërshtohet vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit e shëndetësisë
Protestuesit dhe policia janë përleshur jashtë ambienteve të parlamentit në Athinë, gjatë një tubimi kundër vaksinimit. Në përpjekje për të shpërndarë turmat, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës ndaj rreth 1,500 personave. Protestuesit, shumica e të cilëve të pamasakuar, mbanin në duar flamuj, duke kënduar himnin kombëtar. Kjo ishte protesta e dytë brenda një jave në Greqi, kundër programit të qeverisë për vaksinimin e detyruar ndaj Covid-19. Një protestë tjetër të mërkurën e kaluar, i nxitur nga një vendim i qeverisë për të urdhëruar vaksinim të detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe stafeve të azileve, nxorri në rrugë rreth 5 mijë persona. Qeveria greke ka sugjeruar që grupet e tjera, si mësuesit, mund të kenë nevojë të vaksinohet me detyrim në vjeshtë. Një pankartë shkruante: “duar larg fëmijëve tanë”, ndërsa programi i vaksinimit u përhap edhe te adoleshentët këtë javë. Më shumë se 4.7 milionë persona ose 41% janë vaksinuar plotësisht në Greqi, që ka një popullsi prej rreth 11 milionë banorë. Infektimet në Greqia po njohin një tendencë në rritje gjatë javëve të fundit dhe autoritetet kanë raportuar rreth 3 mijë raste të reja vetëm të mërkurën. Qeveria ka lehtësuar disa kufizime muajin e kaluar, ndërkohë që fillonte edhe sezoni turistik.
Lidion Kulla – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.