Greqi / Udhëheqësit e Agimit të Artë dënohen me 13 vite burg
Në fund të një seance historike të krahasuar me gjyqet e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësit neo-nazistë të Agimit të Artë janë dënuar me 13 vjet burg nga një gjykatë në Athinë.
Grupi i dhunshëm neofashist grek u dënua zyrtarisht pasi ish-deputetët e tij nuk treguan pothuajse asnjë pendim nga një panel gjykatësish prej tre anëtarësh.
Kryetarja e trupit gjykues, Maria Lepenioti lexoi dënimet më pak se një javë pas vendimit historik të gjykatës se ligjvënësit e Agimit të Artë kishin operuar një organizatë kriminale nën maskën e të qenurit një parti e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Sipas kodit penal të Greqisë, i rishikuar nga ish-qeveria e majtë e kryeministrit, Alexis Tsipras, dënimi maksimal me burg për krimin e drejtimit të një organizate kriminale është 15 vjet.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.