Greqia bën progres – Kreditorët do disbursojnë kredi të reja, flitet për lehtësimin e borxhit
Kreditorët e Eurozonës do të disbursojnë kredi të reja për Greqinë këtë muaj dhe po bashkëpunojnë për masa të lehtësimit të borxhit, lëvizje që pritet të fuqizojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Programit prej 86 miliardë euro të Greqisë, që është i treti që prej vitit 2010, po i afron afati i skadimit dhe huadhënësit ndërkombëtarë po diskutojnë për mënyrat e mirëmbajtjes së kësaj performancë të vendit.
“Mekanizmi Europian i Stabilitetit do të kanalizojë 5.7 miliardë euro për Greqinë në gjysmën e dytë të muajit Mars, pasi të përfundojnë procedurat e miratimit”, tha kreu i Eurogrupit Mario Centeno pas takimit mujor me ministrat e financave të Eurozonës.
Kjo vjen pas respektimit të angazhimeve mbi programin e tretë të shpëtimit nga Greqia. Për të dale me sukses nga ky program, një rishikim i katërt i 88 detyrave duhet të përfundojë në muajin Gusht.
Ndër veprimet që Greqia duhet të ndërmarrë janë privatizimet e mëtejshme dhe liberalizimet në tregjet e gazit dhe energjisë elektrike. Centeno tha se këto masa janë kushte në dhënien e lehtësimit të borxhit për Greqinë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.