Greqia i afrohet deflacionit – Bie ndjeshëm inflacioni gjatë Marsit, rikthehet frika
Të dhënat më të fundit tregojnë se norma e inflacionit në Greqi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajit Mars. Sipas të dhënave të zyrës helene të statistikave çmimet e konsumit u rritën me një hap prej vetëm 0.2% gjatë muajit të kaluar, ndërkohë që gjatë Shkurtit rritja fiksohej në 0.4%.
Indeksin bazë i çmimeve të konsumit ndërkohë ra në territor negativ prej 0.2% në terma vjetorë. Greqia ka qenë në situatë deflacioniste që prej Marsit të vitit 2013, situata nga e cila duket se e ka të pamundur që të dalë.
Shkurtimi i pagave dhe pensioneve si dhe recesioni që zgjat prej shumë vitesh i kanë dhënë një goditje të fortë të ardhurave të qytetarëve që jetojnë në vend.
Deflacioni në vend preku nivelin më të lartë në Nëntor të 2013, prej 2.9%, ndërkohë që vendi ka dalë nga situata e rëndë në qershor të 2016-ës.
Gjithsesi, të dhënat tregojnë jo vetëm hapin anemik të përmirësimit, por edhe faktin se për Greqinë, drita në fund të tunelit është ende shumë larg.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.