Greqia kërkon 200 mln euro nga kompania e lojërave të fatit online
Autoritetet tatimore greke kanë goditur operatorin e lojërave të fatit në internet, GCV Holding, me një kërkesë për taksa prej 200 milionë euro. Të enjten, GCV njoftoi se kishte marrë një vlerësim të auditimit tatimor nga Qendra Greke e Auditimit për Ndërmarrjet e Mëdha, duke kërkuar 186.77 milionë euro në taksa për të mbuluar aktivitetin e degës së GVC në tregun grek për 2010 dhe 2011.
Filiali në fjalë ishte në pronësi të Sportingbet gjatë kësaj periudhe, që më pas u ble nga GVC në vitin 2013. Sipas GVC, kërkesa me nëntë shifra është shumë më e lartë se sa shuma e të ardhurave totale greke të gjeneruara nga Sportingbet gjatë përuieudhës në fjalë.
Ai gjithashtu kundërshtoi metodologjinë e taksimit grek për të arritur në këtë shifër “shumë të ekzagjeruar”, duke vënë në dukje se shumë operatorë të tjerë lojërash online i ishin nënshtruar kërkesave të ngjashme.
Sipas Financial Times, një person i afërt i kompanisë është shprehur se ky është një pretendim oportunist i bërë në sfondin e një qeverie greke të dëshpëruar për të paguar borxhet e saj ndaj FMN-së.
Ndërkohë, gazeta “Calvinayre.com” raportoi se ekipi ligjor i kompanisë do të sfidojë kërkesën tatimore në gjykatat greke, duke argumentuar se nuk ekziston një mekanizëm zyrtar për zgjidhjen e këtyre dallimeve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.