Greqia zgjat masat e karantinës. Shkollat, restorantet dhe resortet e skive, të mbyllura deri në 7 Janar
Greqia deklaroi në nisje të Javës se nuk do të rihapë shkollat, baret dhe restorantet deri më 7 janar, duke zgjatur pjesën më të madhe të kufizimeve që u vendosën muajin e kaluar, për të frenuar koronavirusin. Greqia u detyrua të vendosë një karantinë kombëtare në Nëntor, që ishte e dyta për këtë vit, pas një rritjeje agresive të rasteve me Covid-19. Autoritetet i kanë zgjatur dy herë masat që prej atëherë. Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas tha se sistemi i shëndetësisë është ende në presione të mëdha dhe disa masa të kufizimeve nuk duhet të hiqen deri në Janar, përfshirë shtetrrethimin gjatë natës dhe lëvizjen mes rajoneve.
Palestrat dhe resortet e skive do të qëndrojnë gjithashtu të mbyllura gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Dyqanet sezonale që shesin produkte të festive, u rihapën ditën e Hënë. Greqia ka regjistruar rreth 115,500 raste me koronavirus dhe mbi 3,000 vdekje. Karantina e parë kombëtare u vendos menjëherë pasi u shfaqën rastet e e para në Shkurt. Greqia, që sapo doli nga kriza 10-vjeçare e borxhit, u detyrua të rihapë sektorin e turizmit, gjeneruesin kryesor të të ardhurave gjatë verës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.