“Gropa” e thellë e shkëmbimeve tregtare me Italinë! Në 2019, eksportet -3.5 miliardë lekë, importet -11 miliardë lekë
Shqipëria ka njohur një largim të fortë nga Italia në tregtinë e jashtme. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2019, Shqipëria eksportoi në Itali mallra në vlerë 143 miliardë lekë, duke njohur një rënie me 6 miliardë lekë në krahasim me vitin 2018.
“Gropa” te eksportet është te grupmallrat ‘tekstile dhe këpucë’ dhe grupmallrat ‘materiale ndërtimi dhe metale’, raporton SCAN.
Edhe sa i përket importeve, sërish rezulton se ka rënie të fortë. Në vitin 2019, Shqipëria importoi nga Italia mallra në vlerë 164 miliardë lekë; 11 miliardë lekë më pak se në vitin 2018.
Sa i përket importeve,”gropa” është në të gjitha grupmallrat, me përjashtim të “ushqim, pije e duhan” që ka njohur rritje. Zërat e tjerë janë të gjtihë me rënie në krahasim me vitin 2018.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.