Grumbullim-riciklimi drejt falimentit/Pezullohen lejet për 100 subjekte, përfaqësuesit: Të ndalet aksioni represiv
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka pezulluar lejet mjedisore për rreth 100 subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve të riciklueshme në kryeqytet.
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Shoqata e Ricikluesve kërkojnë ndaljen e këtij aksioni represiv, të cilin e konsiderojnë në kundërshtim me të plotë me ligjin.
Sipas tyre, dëmi që u shkaktohet bizneseve dhe qindra mijëra punonjësve, është pariparueshëm, ndërsa theksojnë se do ta ndjekin këtë çështje në rrugë ligjore.
Sipas sipërmarrësve në këtë sektor, inspektimet janë bërë pa paralajmërim dhe subjekteve nuk u është lënë kohë që të marrin masa, ndërkohë që janë penalizuar edhe me gjoba.
Këto masa janë ndërmarrë nga inspektorati gjatë këtij muaji ndërkohë që po vazhdon kontrolli edhe në subjekte të tjera.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.