Gruri nga Rusia vazhdon rritjen – Java e 13-të e rritjeve prej ofertës së limituar dhe rublës së fortë
Çmimi i eksportit të grurit nga Rusia është rritur për të 13-n javë radhazi, mbështetur nga oferta e limituar, valuta e fortë vendase dhe rritje së çmimit botëror referencë, sipas analistëve. Gruri rus, me 12.5% proteinë, që ngarkohet nga portet në Detin e Zi për furnizim në gjysmën e dytë të Tetorit, kuotohej në 310 dollarë për ton në fund të javës së kaluar, në rritje me 3 dollarë nga java e mëparshme.
Eksportet e grurit nga Rusia kanë rënë me 27% që prej nisjes së sezonit më 1 Korrik, prej të korrave më të vogla dhe rritjes së taksës së eksportit. Taksa, që Moska e ka caktuar me bazë javore që prej Qershorit, do të rritet në 58.7 dollarë për ton për 13-19 Tetor, në rritje nga 57.8 dollarë që është aktualisht.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.