GuidaViaggi.it: Shqipëria mund të bëhet Sharm El-Sheikh i kësaj vere, rrezikon “over booking”!
Shqipëria mund të bëhet Sharm El-Sheikh i kësaj vere! Platforma online GuidaViaggi.it, e cila mbulon sektorin e turizmit, ka publikuar një artikull në të cilin ka përmendur destinacionet më të preferuara të italianëve për të kaluar pushimet verore.
Greqia, Spanja dhe Shqipëria janë tre vendet që kanë kërkesat më të larta në periudhën korrik – gusht. Shkak i kërkesave kaq të larta cilësohen çmimet e ulëta dhe risitë që ofrohen.
“Shqipëria ka marrë kontrollin, deri në atë pikë saqë rrezikon të mos ketë më rezervime të lira” shprehet Alfredo Vassalluzzo, administratori i Travelbuy për GuidaViaggi.it.
Ndërkohë menaxheri i kompanisë Primarete, Ivano Zilio, thotë se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për t’u përmirësuar, si në nivel strukturor ashtu edhe në atë infrastrukturor, megjithatë nuk lë pa përmendur se situata është përmirësuar në vitet e fundit.
Jenida Vladi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.