Guvernatori Sejko takim me ambasadorin e ri italian: “Rritja ekonomike pozitive, fokus integrimi europian”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z.Gent Sejko ka zhvilluar në datën 13 shkurt një takim me ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri SH.T.Z Fabrizio Bucci.
Bisedat u përqendruan kryesisht në ecurinë e ekonomisë dhe sistemit bankar shqiptar, promovimin e potencialeve të Shqipërisë, në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, si dhe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Guvernatori Sejko ka garantuar ambasadorin Bucci se parametrat ekonomikë në Shqipëri janë në nivele të qëndrueshme dhe se rritja ekonomiek e vendit vazhdon të mbetet pozitive. Sipas tij, Banka Qëndrore ka angazhuar të gjithë mjetet e nevojshme për të ruajtur politikën monetare në vend.
Nga krahu tjetër ambasadori ka vlerësuar rolin e Bankës Qëndrore në ekonominë shqiptare dhe ka inkurajuar për vazhdimin e reformave të mëtejshme për tu integruar me sistemin e Bankave Qëndroere Europiane.
Ambasadori i Italisë SH.T.Z. Fabrizio Bucci nënvizoi gjithashtu rolin e remitancave dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve në funksion të rritjes së investimeve të huaja në Shqipëri.
Nga krahu tjetër, Guvernatori Sejko ka përshëndetur bashkëpunimin e suksesshëm midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Italisë, projektet e përbashkëta të zhvilluara deri tani dhe veçanërisht për zbatimin e projektit aktual të binjakëzimit “Forcimi i kapaciteteve të Bankës së Shqipërisë në kuadër të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA II).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.