Guy Verhofstadt për EWB: Integrimi europian në bllok, mënyra më e mirë për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor
“Hyrja e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është mënyra më e mirë për të stabilizuar rajonin”. Është ky rekomandimi i Guy Verhofstad, lider i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për grupin Europian si dhe anëtar i Parlamentit Europian. Verhofstatd ka shërbyer si kryeministri i 47 i Belgjikës. Ai përmend shpesh nevojën për unitet në Bashkimin Evropian.
I pyetur nga “europeanwesternbalkans”, ai shprehet se se si e shikon Ballkanin Perëndimor në vizionin që ka për Evropën dhe përgjigja e tij ishte kjo:
“Unë mendoj se është absolutisht e nevojshme që ne në Bashkimin Evropian të ri-angazhohemi me procesin e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Le të jemi të sinqertë se prej disa vitesh, tashmë pas hyrjes së Kroacisë, ka qenë një periudhë e ngadaltë e gjithë procesit. Unë mendoj se kjo është shumë gjë e keqe, për shkak se ajo është absolutisht çelësi, sipas mendimit tim. Hyrja e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është mënyra më e mirë për të stabilizuar rajonin”.
Lideri ALDE tha se ai është pro promovimit të mëtejshëm të hyrjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, dhe gjithashtu të bëhen përpjekjet e domosdoshme nga ana e vendeve të Ballkanit perëndimor.
“Ata të gjithë duhet të miratojnë reformat e institucionit drejt standardeve të e Bashkimit Evropian, të ashtu quajtura, kriteri i Kopenhagen”, tha ai.
Kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të siguruar të ardhmen evropiane të Ballkanit perëndimor në vend të rritjes së ndikimit nga Rusia apo nga Turqia,” tha Verhofstadt kur iu përgjigj pyetjes se si e shikon ai ndikimin rus dhe turk në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për nivelin e demokracisë.
/europeanwesternbalkans.com/
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.