Hagia Sophia do kthehet në xhami – Ish-katedralja, muze që prej 1934, monumenti, i mbrojtur nga UNESCO
Qindra besimtarë u mblodhën pranë Hagia Sophia në Stamboll menjëherë pasi vendimi i Presidentit Erdogan e ktheu atë në xhami, nga muze. Me dekretin e vitit 1934, ish katedralja, më pas ish xhamia, u kthye në muze.
Dhe në harkun e gjithë këtyre viteve, muzeu ka qenë një ndër atraksionet kryesore turistike të Turqisë. Përpara se të kthehej në xhami, Hagia Sophia ka qenë katedralja e parë katolike në botë. Pavarësisht se vendimi tashmë është marrë për ta kthyer xhaminë muze, në vend falje, besimtarët e parë do të mund ta shfrytëzojnë atë si foltore vetëm pas dy javësh.
Një gjykatë turke e cilësoi konvertimin në muze nga themeluesit e shtetit modern turk, si diçka të paligjshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe krerët e klerit të krishterë shprehën menjëherë shqetësime pas vendimit për t`i ndryshuar statusin një objekti të trashëgimisë së UNESCO-s.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.