Hakerimi në Facebook: Rreth 30 Milion llogari përdoruesish janë hakuar, konfirmoi kompania
Gjigandi i mediave sociale Facebook bën të ditur se hakerat mund të kenë qasje tek të dhënat e pothuajse 30 milionë përdoruesve. Ndërkohë, Facebook tha se 29 milion përdorues u hoqën, si pjesë e një shkeljeje të sigurisë që u zbulua dy javë më parë.
Kjo është hera e parë që numri i saktë ka qenë i njohur, pasi Facebook fillimisht tha se 50 milionë llogari mund të ishin prekur. Hakerët iu qasën emrave, adresave të postës elektronike ose numrave të telefonit nga ato 29 milionë llogari, tha kompania.
Për 14 milionë prej këtyre llogarive, hakerët morën edhe më shumë të dhëna, si vendlindja, data e lindjes, 10 vendet e fundit që kontrolluan ose 15 kërkimet më të fundit. Një milion llogari u prekën gjithashtu, por hakerat nuk morën ndonjë informacion prej tyre.
Mesazhet, tha Facebook, do t’u dërgohen atyre që janë prekur nga hakimi. Aplikacionet e palëve të treta dhe aplikacionet në pronësi të Facebook si Instagram dhe Whatsapp kanë mbetur të paprekura.
Kjo është shkelja më e rëndë në historinë e kompanisë dhe duket se është kryer nga një haker. Facebook tha se FBI po heton shkeljet kryesore të sigurisë, por shtoi se autoritetet nuk kërkuan që të diskutonin se kush mund të fshihej pas sulmit. Kur Facebook zbuloi shkelje dy javë më parë, zyrtarët e kompanisë thanë se nuk dinin se kush fshihej pas sulmeve ose ku mund të bazoheshin.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.