Hammond paralajmëron liderin e ardhshëm: “Brexit pa marrëveshje rrezikon shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar”
Ministri britanik i financave, Philip Hammond, paralajmëroi kandidatët për kryeministër se dalja pa marrëveshje mund të shpërbëjë Mbretërinë e Bashkuar dhe pengojë lideri e ardhshëm që të përfundojë masat shtrënguese. Të katërt kandidatët në garën për lidership të Partisë Konservatore kanë thënë se janë të përgatitur për të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian pa marrëveshje tranzitore, që zbut goditjet ekonomike.
“Nuk e përfytyrojë dot ndjekjen e Brexit pa marrëveshje nga një qeveri konservatore dhe unioniste, që është e gatshme për të rrezikuar unionin dhe prosperitetin ekonomik. Zgjedhjet e përgjithshme rrezikojnë të vendosin liderin e opozitës Jeremy Corbyn, në Downin Street,” tha Hammond.
Hammond shtoi se kushdo që pason kryeministren Theresa May, do të përballet me një ngërç të Brexit në parlament, që ka rritur spekulimet për zgjedhje kombëtare të parakohshme. Ai tha se nëse kryeministri i ardhshëm nuk kalon dot sfidën në parlament, atëherë do të duhet të shqyrtohen mekanizma të tjerë demokratikë. Ministri tha se ulja emergjencë e normave të interesit dhe masat buxhetore, do të ofrojnë vetëm mbështetje të përkohshme për ekonominë britanike, nëse ndodh skenari i Brexit pa marrëveshje.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.