BE i hap “dyert” Ballkanit – Hahn: Vendet anëtare janë ndërgjegjësuar për zgjerimin
Bashkimi Europian po mendon gjithmonë e më shumë për të integruar Ballkanin perëndimor në union. Diçka e tillë do të konsolidonte paqen na rajon por edhe do të pasuronte Bashkimin Europian, deklaroi Komisioneri Europian për Zgjerim, Johannes Hahn, në një intervistë për të përditshmen austriake Wiener Zeitung.
“Ka më shumë vullnet mes anëtarëve të unionit për të adresuar çështjen e zgjerimit”- nënvizoi Hahn për të përditshmen austriake.
Vendet kandidate për t`iu bashkuar unionit në të ardhmen e afrërt janë: Shqipëria, Maqedonia, Mali I zi dhe Serbia, ndërkohë që Bosnja dhe Kosova janë vende potencialisht kandidate. Rasti I Turqisë ndërkohë duhet trajtuar më vete për shkak të përplasjeve të vazhdueshme që ka pasur me Brukselin gjatë vitit të fundit. Vendet anëtare janë ndërgjegjësuar se paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e integrimit është jetësore në këtë objektiv—shtoi Hahn.
“Një anëtar i ri i unioint nuk është një barrë, por një pasurim”- nënvizoi Johannes Hahn. Ndër të tjera, Komisioneri shtoi se, nuk e mbështet idenë e një Europe me shumë shpejtësi, e në të kundër i jep zë idesë për të mbështetur vendet e dobëta.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.