Hapat për të filluar një biznes online
Përpara se të dini se cilat janë hapat që duhet të ndiqni për të filluar një biznes online, duhet të mësoni se cilat janë disa nga llojet e bizneseve online që mund të bëni. Më poshtë jepen disa nga këto biznese.
Një faqe eComerce
Një faqe eComerce është ndoshta faqja më e drejtpërdrejtë për një biznes online që mund të filloni. Në këtë faqe ju mund të shisni produkte dhe shërbime direkt tek klienti. Pjesa më e këndshme e këtij biznesi është kontrolli që keni në ndërtimin e kësaj faqeje: personalizimi sipas dëshirës suaj nga ana grafike e faqes. Në ndërtimin e kësaj faqeje duhet të fokusoheni më shumë te mënyra se si ndihen klientët në përdorimin e saj, në ndërtimin sa më të thjeshtë dhe të lehtë të faqes, si dhe një program të besueshëm të blerjes online.
Një dyqan si Etsy
Një dyqan Etsy është i thjeshtë për t’u ndërtuar. Formati i një dyqani Etsy është ajo e shitjes së produkteve të bëra me dorë. E rëndësishme në ndërtimin e kësaj faqeje është kreativiteti dhe zgjedhja me kujdes e produkteve të reklamuara.
Një dyqan në eBay
Thuajse e njëjtë si Etsy, një dyqan eBay ka disa avantazhe thelbësore të cilat mund të jenë në të njëjtën kohë dhe stresuese. Në ndërtimin e një dyqani të tillë ju keni më pak pavarësi në mënyrën e paraqitjes së produktit, kjo pasi janë vetë klientët ata që menaxhojnë hapësirën e tyre. Gjithsesi nëse jeni të kujdesshëm, mund të vendosni rregulla strikte për përdoruesit e saj, përpara se të publikojnë artikujt e tyre.
Nëse jeni gati për të filluar biznesin tuaj online, ja disa hapa që duhet të ndiqni për ta bërë realitet:
Planifikoni biznesin tuaj
Si në çdo biznes tjetër, edhe këtu ju duhet një plan. Procesi i planifikimit duhet të marr parasysh analizën e tregut, planifikimin se si do të gjeni fondin e duhur për prodhimin e produktit, dhe një analizë SWOT (pikat e forta, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet) për të filluar procesin e planifikimit.
Shkruani një plan biznesi
Pasi të keni bërë fazën përgatitore të planifikimit, është koha ta shkruani planin. Në varësi të mënyrës së investimit, nga ndonjë bankë, investitor i jashtëm, apo partner, ju mund të gjeni forma të gatshme të plotësimit të një plani biznesi.
Regjistro domainin tënd dhe fillo në ndërtimin e faqes online
Nëse keni vendosur të ndërtoni një faqe eComerce, ju duhet të caktoni një emër të këndshëm që është ende i lirë dhe gati për t’u përdorur. Pasi të keni zgjedhur emrin, atëherë jeni gati për ndërtimin e faqes online.
Zyrtarizoje duke e bërë të ligjshme
Ju duhet të ndiqni disa hapa për të zyrtarizuar biznesin tuaj. Pikësëpari, lexoni rregullat e një biznesi online. Këto rregulla kanë të bëjnë me të dhënat konfidenciale të klientëve apo përdoruesve të faqes suaj, i cili mund të japë informacione mjaft konfidenciale si numri i llogarisë bankare apo kartës së kreditit. Lexoni me kujdes ligjin për hapjen dhe përdorimin e faqeve online që ka publikuar shteti, si dhe mënyrën e taksimit. Në këto raste, duhet të merrni në konsideratë këshillat e një juristi apo avokati personal, i cili do të mund t’ju ndjek ligjërisht që në momentin e parë të legalizimit të biznesit tuaj.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.