“Hapësira Zero” do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias 2018
Projekti “Hapësira Zero” do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2018.
Projekti i paraqitur nga Commonsense, Studio/PRGBR Architektur FABLAB, Tirana është shpallur fitues nga Ministria e Kulturës. Përzgjedhja e projektit u bë nga një juri ndërkombëtare në vijim të një procesi selektiv të zhvilluar në tre faza.
Për jurinë projekti përmbushte të gjitha kriteret e paraqitura në thirrjen e hapur për projekt-propozime (2 gusht – 3 nëntor 2017). Ata e cilësuan projektin më të mirë dhe ekipin më bindës të cilët do të sjellin një pjesë të mjedisit urban të Tiranës në Venecia.
“Projekti “Hapësira zero”
Ridimensionimi i Tiranës, i qytetit në shkallë njerëzore, duke u kthyer në një hapësirë ku gjeneratat e ardhshme njohin vetveten. Ekipi përkthen dhe interpreton natyrën e çastësishme të jetës së Tiranës, kap një moment nga fluksi i saj dhe ja dorëzon atë publikut të Biennales. Një instalacion që interpreton pozitivisht një fenomen që lind si social, por që përkthehet në një energji që modelon nëpërmjet arkitekturës së qytetit të gjithë menyrën tonë të jetës, në një pikëtakimi domethënëse të njeriut me hapësirën. Tirana hap dyert e saj komode, plot ngjyra dhe tinguj primordialë, në Biennalen e 16 Ndërkombëtare të Arkitekturës.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.