Hapet gara, shpallet konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë” – Afati i fundit, 31 dhjetori
Për të tretin vit radhazi është hapur konkursi “Infermierë për Shqipërinë”, ku çdo infermier i licencuar mund të aplikojnë në platformën online, për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.
Konkursi është i hapur për 12 qarqet e vendit dhe afati i fundit i aplikimit është data 31 Dhjetor 2018!
“Fituesit që janë në listë pritje do të vijojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurimi i ri. Të gjithë fituesit do të pozicionohen sipas pikëve të marra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë infermierët e licencuar të bëhen pjesë e konkursit “Infermierë për Shqipërinë”, për të fituar me meritë vendin e punës”, thuhet në njoftimin e MSHMS.
Mënyra e aplikimit dhe rregullat e konkurrimit janë publikuar në platformën infermierepershqiperine.al.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.