Hapet linja ajrore Prishtinë – Beograd. Kryeministrat Haradinaj dhe Rama përshëndesin marrëveshjen
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje të re për të lejuar fluturimet komercialë ndërmjet kryeqyteteve Prishtinë – Beograd.
Marrëveshja është firmosur nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin, ku ndodhej dhe ambasadori Richard Grenell.
Kjo nismë është përshëndetur fillimisht nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj duke e cilësuar atë nëj hap më tej në bashkëpunimin rajonal.
Ndërkohë për këtë marrëveshje ka pasur edhe lëvdata nga kryeministri shqiptar Edi Rama:
“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!”
Por, kryeministri në një tjetër postim në rrjetin social Twitter ka pasur gjithashtu edhe një mesazh për homologun Haradinaj, duke i përmendur faktin se mjetet e luftës nuk i arrijnë kurrsesi qëllimet e tyre:
Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, shkruan Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.